Arte

PIKTURA E DITËS: "Portreti i Frida Kahlo del në ankand me vlerë 30 mln dollarë", çmimi më i lartë në histori për një vepër latino-amerikane

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Portreti i Frida Kahlo del në ankand me

Piktura e realizuar nga Frida Kahlo

Një pikturë e artistes meksikane Frida Kahlo është shitur në shtëpinë e ankandit Sotheby's në Nju Jork për një vlerë rekord prej 34.9 milionë dollarësh (25 milionë funte). Është çmimi më i lartë i paguar në ankand për një vepër arti të Amerikës Latine.

Rekordi ishte vendosur më parë nga një vepër e Diego Rivera, me të cilin Kahlo kishte një marrëdhënie të trazuar prej dekadash . Pjesa e tij u shit për 9.76 milion dollarë në 2018. Piktura e Kahlo-s "Diego y Yo" ishte një nga autoportretet e saj të fundit. Vepra përshkruan një Kahlo të përlotur me burrin e saj Rivera të pikturuar mbi sytë e saj.

Ajo u përshkrua nga Sotheby's në ankand të së martës si "një nga veprat më të rëndësishme të Kahlo që doli në ankand". Blerësi është identifikuar si Eduardo F. Cosantini, i cili themeloi një muze në Argjentinë, sipas New York Times . Piktura u hodh në ankand për herë të fundit në vitin 1990 për 1.4 milionë dollarë.

Kahlo, e konsideruar gjerësisht si një nga piktoret më të mëdha të shekullit të XX-të, ishte e famshme për autoportretet e saj intime që pasqyronin dhimbjen dhe izolimin.

Kahlo qysh nga fëmijëria vuante nga Paraliza infantile (një sëmundje që mund të prekë nervat dhe të paralizoj), por jeta i ’u vështirësua edhe më shumë kur në moshën 18 vjeçare, përjetoi kthesën e saj të vërtetë.

Ajo pati një aksident të tmerrshëm që sipas mjekëve, nuk do të mbijetonte pas të gjitha dëmtimeve që kishte marrë. Frida Kahlo vdiq më 13 korrik 1954, në moshën 47-vjeçare.

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH