Piktura e realizuar nga Onar Bermano
Përpara se të pikturoja një portret të John Lennon-it, isha zhytur në karakterin e tij, përmes muzikës dhe historive që ka jetuar.
E bëra këtë pikturë duke dëgjuar muzikën e Beatles dhe vetë John Lennon, në mënyrë që të ndjeja shpirtin e tij dhe ta kuptoja atë.
Ngjyra blu që shfaq pasqyron gjendjen e të qenit të gjerë, të lirë, mendjehapur dhe plot paqe.
Qëllimi im është t'i jap jetë ngjyrave dhe formave.
Më pëlqen të punoj me ngjyra, stil ekspresionist dhe më shpesh përdor thikën e paletës me teknikën impasto, është një tablo e personalitetit tim.
Dhe pikturat që bëhen nuk janë vetëm në një stil, ka shumë nuanca, herë me ngjyra të ndezura, herë të qeta, shprehet artisti i veprës, Onar Bermano.