Arte

PIKTURA E DITËS: "Portret i Imer Imer Thaçit"- Nga piktori i shquar Bashkim Ahmeti Izano

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Portret i Imer Imer Thaçit"- Nga piktori

Imer Imer Thaçi, një patriot nacionalist i shquar pukjan dhe simbol i rezistencës ndaj dhunës komuniste, është figura e njohur për guximin dhe sakrificën e tij. Pas kalimit të kufirit shqiptar, ai u vendos në trojet shqiptare nën Jugosllavi, ku përballoi të njëjtin trajtim të egër nga UDB-në. Edhe pse përpiqej të gjente një jetë më të mirë, ai përfundoi i ekzekutuar, së bashku me vëllain e tij Rrustem.

Piktori Bashkim Ahmeti – Izano, duke përjetësuar figurën e Imer Thaçit, ka krijuar një vepër monumentale që nderon kujtimin e tij. Piktura, e dorëzuar në një ceremoni të veçantë në Hotel Magra – Austria, u bë një simbol i vlerave që Imer Imer Thaçi përfaqësonte. Në praninë e familjes së tij, fëmijëve, nipave dhe mbesave, ky portret shërben si një përkujtim i qëndresës dhe sakrificës për lirinë, duke ruajtur kujtimin e atij që dha gjithçka për vendin e tij.

Pak nga jeta e autorit

Bashkim Ahmeti Izano është lindur dhe rritur në Gjirokastër.

Arsimin shtatëvjeçar e kreu në shkollën “Koto Hoxhi”, në Gjirokastër, ku edhe mori mësime të veçanta për vizatim dhe pikturë.

Në vitin 1963, në moshën katërmbedhjetë vjeç shkon në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë.

Ne Liceun Artistik mësoi vizatim dhe pikturë nga Guri Madhi, plastikë nga Janaq Paco, akuarel dhe dekoracion nga Abdurahim Buza, perspektivë nga Kel Kodheli dhe kompozim nga Naxhi Bakalli.

Liceun Artistik e perfundoi në vitin 1967 me rezultatet më të larta. Po atë vit me 1967 filloi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, ku për katër vite mësoi pikturë e kompozim në klasën e piktorit Sali Shijaku, vizatim me skulptorin Muntaz Dhrami, grafike dhe pikturg monumentale me piktorin Ksenofon Dilo, tekstil dhe dekoracion me piktorin Danish Jukniu, dhe skenografi me piktorin dhe skenografin Shaban Hysa.

Institutin e Lartë të e Arteve e mbaroi në vitin 1972 me rezultatet më të larta dhe për një vit punoi asistent në klasën e piktorit Sali Shijaku.

Ne vitin 1973, emërohet skenograf në Teatrin Çajupi, në Gjirokastër, ku punon për trembëdhjetë vite me disa shkëputje herë pas here.

Në vitin 1979 deri në vitin 1982 drejton grupin e artistëve që punuan për projektimin dhe zbatimin e pjesës ekspozicionale te’’ Muzeut Skenderbeu’’ në Krujë ku gjithashtu pikturoi veç të tjerash edhe afreskun Kuvendi i Lezhës.

Më 2 mars 2024, me rastin e 580-vjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës”, Bashkia Krujë iu dha titullin “Qytetar Nderi i Krujës” me motivacionin “për realizimin e pikturës murale “Kuvendi i Lezhës” në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë".

Prej vitit 1988 ështe piktor në profesion të lirë dhe gjithashtu pedagog i pikturës dhe vizatimit në Akademinë e Arteve në Tiranë ku punoi për tetë vjet deri në vitin 1995, vit kur emigroi edhe në SHBA. Prej vitit 1995 e në vazhdim jeton në New Jersey ku ka studjon e tij, “Studjo Izano”.

Bashkim Ahmeti ishte një nga 23 arstistët që ekspozuan punët e tyre në ekspozitën “Ngjyrat e Shqipërisë në botë” (qershor 2004), e organizuar nga UNHCR dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila u vizitua edhe nga kryeministri i kohës, Fatos Nano.

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH