Piktura e titulluar "Peisazh dimri në fshat" e artistit të njohur, Ismail Lulani paraqitet një pamje që piktori e ka përjetuar kur ka shkuar në fshat tek miqtë e tij. Është një skenë që e lidh me disa kujtime të fëmijërisë, që disa herë i ka vizatuar për ta fiksuar këtë moment. Shpendët dhe kafshët përpiqen të hanë diçka para se të errësohet dhe i zoti i shtëpisë sjellë diçka për këtë natë të ftohtë dimri që po vjen.
Më 26 mars të këtij viti mbushen 93 vjet nga lindja e piktorit të madh shqiptar ISMAIL LULANI.
Ai shte dhe mbeti ndër emrat e rëndësishëm të traditës shqiptare të pikturës. Ai lindi më 1933 në Tuz, Mal të Zi në moshën 69 vjeçare në qytetin e Shkodrës, Shqipëri. Në moshën 9 vjeçare së bashku me familje vendoset në qytetin e Shkodrës.
Në vitin 1967 mbaron Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë monumentale, puna e tij e diplomës “Ded Gjo Luli me trima”, u vlerësua mjaft nga kritika e kohës. Emërohet dhe punon si profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vendoset me dëshirën e tij në qytetit e Shkodrës ku punon si profesor në Liceun artistik të këtij qyteti deri sa del si piktor në krijimtari të lirë.
Ismail Lulani është një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit Shqiptar, ai ishte një piktor shumë aktiv në krijimtarinë e tij, eksploroi me mjeshtri në të gjitha gjinitë e pikturës, si kompozim, pejzash, portret e natyra të qeta.
Pikturat e tij shquhen për forcën dhe lojërat magjike të ngjyrës, për vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehëse.
Lulani vdiq më 6 tetor të 2002 duke mbetur një nga emrat më të respektuar të Shkodrës dhe një nga emrat më të shquar në historinë e artit shqiptar.