Portreti “Motra Tone” është Mona Lisa e Shqipërisë. E përfunduar në vitin 1883, është kryevepra e Kolë Idromenos dhe piktura më ikonike e artit shqiptar. Gruaja e paraqitur, motra e vetë artistit, është e veshur me kostume tradicionale kombëtare dhe duket e ndrojtur në të majtë. Velloja e saj e bardhë i jep dritë portretit dhe bën kontrast me sfondin e errët.
Piktura pasqyron pozitën e rëndësishme të gruas në familjen shqiptare duke transmetuar si vulnerabilitet ashtu edhe krenari. Edhe pse piktori e bëri këtë punë në moshë të re, ajo ishte kthyer në një kryevepër në kohë dhe në një simbol të Rilindjes Kombëtare Shqiptare në art. A.C