Arte

PIKTURA E DITËS: "Molla e sherrit"- Vepër e realizuar nga Gëzim Hidri (me rastin e ditëlindjes së artistit)

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Molla e sherrit"- Vepër e realizuar nga

Vepra më lart është realizuar nga artisti Gëzim Hidri, në vitin 1995 e cila titullohet "Molla e sherrit".

Gëzim Hidri lindi në qytetin e Librazhdit më 17 mars 1969. Shkollën 8-vjeçare e kreu në qytetin e lindjes. Me mbarimin e shkollës 8-vjeçare, Gëzimi ndjek për katër vjet mësimet për pikturë pranë shkollës së mesme artistike “Onufri” në Elbasan.

Pas përfundimit të saj, në vitin 1987 ndjek studimet e larta në Akedaminë e Arteve të Bukura në Tiranë, në degën e pikturës monumentale, nën drejtimin e pedagogëve Hasan Nallbani, Sali Shijaku dhe Gazmend Leka. Në shkurtin e vitit 1991 merr pjesë në grevën e urisë të qytetit të “Studenti”, për heqjen e emrit të diktatorit E. Hoxha nga Universiteti i Tiranës. Për këtë shkak ai përndiqet nga organet e ish Sigurimit të Shtetit dhe kjo e detyroi atë që, në vitin 1991, të arratisej në Greqi. 

Në vendin fqinj fillon karrierën si piktor, skulptor dhe mozaikbërës. Ishte një prift grek ai i cili e ndihmoi dhe e bëri të njohur në vendin ku banonte.

Në vitin 2008, pas tetë vjetësh mërgimi në Angli, u rikthye në vendlindjen e tij, në Librazhd, dhe filloi të punonte mozaikë me gurët natyrorë të gjetura në brigjet e lumit Shkumbin. Fillimisht Gëzimi iu përkushtua tërësisht punës së mozaikut, duke rinisur portretin e Presidentit të Klubit anglez të futbollit “Çelsi”, Roman Abramoviç, portreti i cili tërhoqi vemendjen e disa prej medjave kryesore të vendit, të cilat publikuan punën fantastike dhe të magjishme të Gëzimit.

Artisti Gëzim Hidri mban titullin “Mjeshtr i Madh”, i dhënë në vitin 2013 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bujar Nishani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH