Kjo vepër është realizuar nga piktori “Guri Madhi”. Dëshmi e memories historike të qytetit, sot 80 vjet nga Çlirimi i Korçës.
Çfarë ndodhi më 24 tetor?
77 vjet më parë pas një lufte të gjatë e të vështirë kundër pushtuesve nazifashistë, u çlirua Korça dhe trevat e saj. Në vjeshtën e vitit 1944 lufta e popullit shqiptar kishte hyrë në fazën përfundimtare. Nazistë gjermanë ishin të detyruar të përqëndroheshin në qytete kryesore.
Në Korçë, Ersekë e Bilisht kishin dislokuar forcat e dy divizioneve të këmbësorisë dhe një brigadë të motorizuar, të cilat kishin për detyrë të mbanin të lirë rrugëkalimin e korparmatës 21 gjermane, e cila pritej të kalonte nga Greqia për në Jugosllavi, nëpërmjet teritorit të qarkut të Korçës.
Në këtë situatë të krijuar Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSh urdhëron shtabin luftarak të qarkut të Korçës për krjimin e brigadës së 90-të Sulmuese, në përbërje të së cilës, do të konsideroheshin batalionet “Hakmarrja”, “Skënder Çaçi” dhe “Fuat Babani”.
Në 13 tetor 1944 komandanti i Përgjithshëm i UNÇSh, gjeneralkolonel Enver Hoxha, jep urdhër për çlirimin e Korçës.
Pak nga jeta e autorit
Guri Madhi u lind në Korçë, më 15 maj 1921. Ishte një nga tre pedagogët që themeluan Institutin e lartë të Arteve figurative (sot Akademia e Arteve) në Shqipëri. Për veprimtarinë e tij në artet figurative, Guri Madhi nderohet nga Presidenti i Shqipërisë me Urdhrin “Naim Frashëri” – shkalla e parë në vitin 1972.
Në vitin 1976, Guri Madhit iu dha nga Presidenti i Shqipërisë titulli “Artist i Popullit”, titull i rëndësishëm dhe njohja më e madhe për një artist. Me artin e tij, Guri Madhi preku momente të rëndësishme për vendin tonë të cilat mbeten si dëshmi e një arti të angazhuar, krijuar nga një artist patriot. Temat patriotike dhe historike zënë një pjesë të madhe të krijimtarisë së tij.
Në vitin 1989, për nder të tij, Galeria e Arteve e qytetit të tij Korçë u emërua me emrin e tij Galeria “Guri Madhi”.
Në vitin 2009 emri i tij u zgjodh nga pogradecarët si një nga 100 personalitetet e Europës, emrat e të cilëve përmenden në Bulevardin “100 hapat drejt Europës” në Pogradec-Shqipëri.
Guri Madhi u nda nga jeta në Budapest (Hungari) në qershor 1988.