Në vitin 1984, piktori Zef Shoshi realizoi veprën "Kallmetorja", një kompozim që sjell në qendër figurën e gruas punëtore shqiptare, në një moment pune.
Kjo pikturë, përveç vlerës artistike, mbart në vetvete edhe një ngarkesë të thellë kulturore dhe etnografike, duke ruajtur gjurmët e jetës rurale shqiptare të asaj kohe.
Zef Shoshi u lind, në Tiranë, më 19 shkurt 1939, pak para pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, në një periudhë kur arti shqiptar në kohën e Mbretërisë kishte krijuar shkollat e para të vizatimit dhe kishte nxjerrë piktorët e parë të edukuar në Itali, Francë, Austri apo Rumani, me emra të tillë si Vangjush Mio, Foto Stamo apo Andrea Kushi.
Kur ishte në 7-vjeçare, i ati, i cili kishte mbaruar Kolegjin e Jezuitëve në Shkodër për kontabilitet, i kishte sjellë një album me piktura të Da Vinëit, dhe Zefi i kopjonte thuajse çdo ditë.
Zef Shoshi shkëlqeu në Liceun Artistik.
Në lice realizonte portrete me një profesionalizëm të lartë. Për këtë, në vitin 1957, liceistit të talentuar i akorduan një bursë studimi në Rusinë e piktorëve të mëdhenj.
Nënshkrimi “Zef Shoshi” u bë shumë i dashur për dashamirësit e artit.
Në vitin 1983 mori titullin “Piktor i Merituar”.