Emri origjinal në frëngjisht: Verger avec cyprès (1888)
Çmimi dhe viti i shitjes: 117.2 milion dollarë, 2022
Shitësi: Paul G. Allen Estate
Blerësi: Anonim
Piktura më e shtrenjtë e Van Gogh që ka dalë ndonjëherë në shitje, Orchard with Cypresses “kopshti me silvi” është pikturuar në Arles në 1888.
I ndjeri Paul Allen e bleu pikturën në vitin 1998 dhe mbeti në koleksionin e tij për më shumë se 24 vjet. Piktura është e gjallë, me nuanca të gjelbër, blu dhe të kuqe, duke shfaqur një pemishte të rrethuar me selvi në sfond.
Më 27 korrik 1890 Vincent van Gogh qëllon veten dhe vdes dy ditë më vonë. Van Gogh është konsideruar piktori më i madh holandez pas Rembrandtit, edhe pse mbeti i varfër dhe i panjohur gjatë gjithë jetës së tij.
Van Gogh vdiq në Francë më 29 korrik 1890, në moshën 37 vjeçare, nga plaga që dyshohet se i shkaktoi vetes me armë zjarri. Nuk ndeshesh shpesh me një pikturë origjinale të Vincent van Gogh sot - piktorit që pati një fat tragjik, edhe nëse je gati të shpenzosh 100 milionë dollarë për të blerë një të tillë.
Shumica e veprave të tij të artit shiten privatisht për shuma rekord, dhe vetëm disa prej tyre shihen në evente ankandesh. Vepra e tij më e shtrenjtë e artit, Orchard with Cypresses , u shit për 117.2 milionë dollarë në Christie's New York në vitin 2022. Një pikturë e Van Gogh zakonisht ngjall me simbolikë të thellë, teknika unike të pikturës dhe një ndjenjë të shkëlqyer ngjyrash.
Dështimet e njëpasnjëshme (përfshirë një përpjekje fatkeqe për të ndihmuar një prostitutë dhe fëmijën e saj) e detyroi atë të kthehej me prindërit e tij në Nuenen, afër Eindhoven, në jug të Holandës. Atje ai prodhoi mbi 500 vepra me ngjyra dheu ose laps, kryesisht me skena fshatare.
Më pas e ftoi Franca, fillimisht shkoi në Paris, ku zbuloi ngjyrën dhe zhvilloi stilin e tij tipik, të shkurtër të penelit, dhe më vonë në Arles në jug, ku kishte shpresuar të krijonte miqësi me artistët, por dështoi dhe pas një debati me njjë nga miqtë e paktë që kishte, vendosi të priste veshin.
Atje marrëdhënia e tij e stuhishme me Paul Gauguin e çoi në një vit në "azil" dhe në prodhimin e 150 veprave të tjera. Vitin e fundit të jetës së tij, 1889-90, Vincent u zhvendos në Auvers-sur-Oise për të qenë më afër vëllait të tij. Aktiviteti i tij artistik i furishëm vazhdoi, duke nxjerrë një pikturë në ditë.
Një ditë në korrik të vitit 1890, ai u kthye nga një fushë misri me një plagë vdekjeprurëse me armë zjarri dhe vdiq dy ditë më vonë.
Deri vonë, supozohej se ai kishte qëlluar veten. Por studimet rreth goditjes fatale dhe rrethanave të tjera kanë çuar në disa teori se të rinjtë vendas mund të ishin po ashtu përgjegjës për vrasjen e artistit të madh.
Jeta tragjikisht e shkurtër e Vincent van Gogh ishte një nga paradokset pas paradokseve. Gjatë dekadës së tij pjellore të prodhimit artistik para se të vdiste, ai luftoi për të shitur pikturat e tij. Megjithatë, sot veprat e tij shiten për qindra milionë euro.
Lidhja e tij me Amsterdamin nuk ndikoi në jetën e tij artistike si piktor. Megjithatë sot një nga atraksionet turistike më të njohura të Amsterdamit është Muzeu Van Gogh, ku fansat rreshtohen çdo ditë jashtë, të etur për të parë koleksionin e mbi 200 pikturave origjinale të tij.
/Liberale.al/