Arte

IN MEMORIAM/ Sot 22 vite nga vdekja e piktorit të shquar Danish Jukniu

Shkruar nga Liberale

IN MEMORIAM/ Sot 22 vite nga vdekja e piktorit të shquar Danish Jukniu

Sot, kujtojmë figurën e paharrueshme të Danish Jukniut, i cili u nda nga jeta më 3 shkurt 2003. Jukniu, një nga piktorët më të shquar të artit shqiptar, la pas një trashëgimi të pasur dhe të paharrueshme.

Me një talent të jashtëzakonshëm dhe një pasion të pashtershëm për artin, ai u bë një nga specialistët kryesorë të artit figurativ në Shqipëri, veçanërisht në fushën e sexhades, ku krijoi vepra që mbajnë një nivel të lartë artistik dhe estetik.

Ai merrte pjesë aktive në ekspozitat kombëtare e lokale të arteve figurative ku shquhen peisazhet, portretet e kompozimet e realizuara artistikisht, si “Elektrifikimi”, portreti i J. Kerajt etj.

Ai nderohet me titujt: “Piktor i Merituar“ dhe “Piktor i Popullit”. Veçori e krijimeve artistike të Jukniut është eleganca dhe kultura e të pikturuarit, niveli i lartë cilësor.

Ai nuk ka patur numër të madh krijimesh por nivel të lartë artistik. Danish Jukniu ka dhënë një kontribut të madh në përgatitjen e brezave të piktorëve ku ishte shquar për aftësitë e tij pedagogjike për mendimin estetik të përparuar dhe për ndihmesën e pakursyer që u jeptë të rinjve.

Jukniu ka realizuar edhe shumë vepra të tjera artistike, mes të cilave si më të fshehtat e të panjohurat deri në vitin 1990 ishin veprat intime.

IN MEMORIAM/ Sot 22 vite nga vdekja e piktorit të shquar Danish Jukniu

Liberale.al ka përzgjedhur sot një nga veprat e tij "Barinjtë në jug", një nga tablot më të njohura të artit shqiptar. Ajo që e bën të bukur dhe të veçantë këtë vepër është mënyra se si janë veshur këta barinj, për të krijuar një atmosferë të këndshme dhe një imazh elegant.

Kjo vepër është tipike në të trajtuarit të një subjekti folklorik dhe etnografik. Në të mund të shohim forcën lartësuese, peshën emocionale frymëzuese dhe dinamikë që përcjell përdorimi i elementeve tradicionale të veshjeve./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH