Arte

IN MEMORIAM/ 19 vite pa Kel Kodhelin, “një prej më të mëdhenjve të artit pamor”

Shkruar nga Liberale

IN MEMORIAM/ 19 vite pa Kel Kodhelin, “një prej më të

Familja e Kal Kodhelit më 1925 vendoset në Tiranë duke i dhënë mundësi djalit të tyre të kryente shkollën teknike amerikane "Harri Fullz". Njëkohësisht Kodheli ndiqte kurset e vizatimit pranë shkollës së vizatimit. Shkoi më tej për studime në Institutin e Arteve të Bukura në Romë (1939 -1943).

Me kthimin në Tiranë Kodheli caktohet në Bankën e Shtetit Shqiptar si piktor i kartmonedhave. Për shumë vjet ishte pedagog në liceun artistik “Jordan Misja”,Tiranë dhe më tej emërohet mësues i thjeshtë vizatimi në shkollat 7 vjeçare deri sa doli në pension. Që student vlerësoi delikatesën e dritës së natyrës në raport me portretin. Në vitin 1942, fitoi çmimin e parë në Konkursin e studentëve (Firence) me figurën e një vajze me veshje tradicionale italiane. Kodheli gjatë qëndrimit në Itali, ndikohet nga arti i Ticianit, por kur kthehet në Shqipëri ai tërhiqet nga natyra dhe jeta e zonave të veriut të Shqipërisë dhe pjesën më të madhe të veprave ia kushtoi peizazheve nga këto zona, zakoneve e jetës së malësorëve. Artisti Kodheli ishte portretist dhe ka cikle të plota veprash me portrete të ndryshëm (gra, vajza dhe burra me veshje kombëtare) gjithmonë realiste. Në këto punime mbizotëron drita e fuqishme e diellit dhe spikat dukshëm një paletë piktorike me prirje impresioniste.

Mesazhi i Mimi Kodhelit

IN MEMORIAM/ 19 vite pa Kel Kodhelin, “një prej më të

Kel Kodheli është autori i pikturave të njohura si “Vallja e shpatave” ,”Shote Galica”, “Bajram Curri”, “Dropullitja”, “Skënderbeu”. “Lahutari”, “Portret shkodraneje”.

Në kohë e fundit para se të ndahej nga jeta, Kel Kodheli është marrë edhe me pikturë moderne.

Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja e PS-së, Mimi Kodheli, është martuar me djalin e piktorit të madh. Ajo shkroi në kujtim të tij se, “sot 19 vite më parë u largua nga jeta, një prej më të mëdhenjve të artit pamor shqiptar, "Nderi i Kombit" piktori Kel Kodheli”. - “Qoftë e përjetshme vepra jote, që foli vetëm shqip, gjyshi i Mikelit dhe stërgjyshi i Aleksit!”, - shkruan Mimi Kodheli.

IN MEMORIAM/ 19 vite pa Kel Kodhelin, “një prej më të

Jeta dhe vepra e Kel Kodhelit

Kel Kodheli lindi më 24 dhjetor 1918 në katundin Kodhel të Lezhës. Kur kishte 6 vjeç, familja e tij vendoset në Tiranë. Pas kryerjes së shkollës fillore në vitin 1933, Keli vazhdoj shkollimin e mesëm teknike por ndoqi kurset e vizatimit nën drejtimin e Odhise Paskalit e të Lasgush Poradecit.

Prindërit e tij babai Gega dhe nëna Eile, kishin dëshira kontradiktore për arsimin e mëtejshëm të djalit të tyre. Babai donte inxhinierinë, ndërsa nëna pikturën. U bë që Kel Kodheli të vazhdoj studimet në Romë në atelienë e Karlo Silvierës. Nga Roma kthehet në vitin 1943 dhe 10 vite punon në Bankën Kombëtare, si modelues.

Më 17 prill të vitit 1945 hapi ekspozitën e parë, titulluar “Nëna e dëshmorit” bazuar në pikturën e tij që e pat pikturuar “Gruaja që i ka vdekur burri”. 20 vjet punoi si edukator në Lice (Gjimnaz) për të dalë në pension si mësues i një shkolle fillore, edhe pse me Akademi të Arteve të Bukura të Romës.

Më 24 dhjetor 2003, Presidenti i asaj kohe Aleksandër Moisiu, në shtëpinë e tij Kel Kodhelit i dorëzon çmimin e “Piktorit të Merituar”. Në Galerinë Kombëtare të Arteve, në fondin e sajë, ruhen 12 kompozime dhe 11 portrete të piktorit Kel Kodheli.

Kel Kodheli  u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare duke lënë pas plot 60 vite krijimtari, 7 ekspozita personale në Tiranë, Shkodër madje edhe jashtë atdheut.

Punimet e piktorit Kodhelit njihen për elementin tradicional të ngjyrave të vajit. Megjithëse autori ka reaguar vazhdimisht edhe në përdorimin e pastelit si një element i dashur për të qysh nga studimet në Akademinë e Romës. Galeria Kombëtare e Arteve ku u zhvilluan dhe homazhet ruan edhe një koleksion të rëndësishëm prej 33 punimesh në pikturë të autor Kel Kodhelit , nga të cilat 10 kompozime dhe 11 portrete që përbëjnë një pjesë të fondit të artit tradicional shqiptar të periudhës të realizmit socialist.

Kel Kodheli është piktor i merituar në dhjetor të 2003, presidenti i Republikës dha për të urdhrin “Nderi i kombit.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH