Arte

HISTORI NJERËZORE/ Mes këngës dhe artizanatit, në shtëpinë e këngëtarit shkodran Leonard Guga

Shkruar nga Liberale

HISTORI NJERËZORE/ Mes këngës dhe artizanatit, në

Në një oborr shkodran plot me lule, dëgjohet zëri i një kënge të vjetër dhe ritmi i një pune që i ka mbijetuar kohës.

Leonard Guga, këngëtar i njohur i qytetit të Shkodrës, i cili krahas pasionit për muzikën, ruan me fanatizëm një nga traditat më të veçanta artizanale të Shkodrës: ngrirjen e centrove.

“Në fillimet e demokracisë, ishim jo mirë me ekonominë, si gjithëkush që çdo familje ka uljet dhe ngritjet e veta, ndaj unë filloj ngrirjen e ngricave për të ndihmuar dy pensionet. Unë isha në shkollë atëherë”, tregon Guga.

“Ngrirja” është termi tradicional që përdoret për procesin e krijimit të centrove, një teknikë që kërkon përkushtim, sy të mprehtë dhe shumë dashuri për detajin.

Në këtë 10 Qershor, që shënon Ditën e Artizanatit, Leonard Guga nuk është thjesht një artist i skenës por një mjeshtër i çentrove zbukuruese që dikur nuk mungonin në asnjë shtëpi shkodrane.

“E mira është për t’u pasuruar, më tepër për respekt të brezave të kaluar të cilët na kanë lënë trashëgim”, tha ai.

Në një kohë ku gjithçka po ndryshon me shpejtësi, figura si Leonard Guga mbeten shembuj të gjallë të vijimit të një tradite që jeton përmes duarve dhe pasionit në përditshmëri. Historia e tij frymëzuese ishte pjesë e RTSH-së.

Poll
SHQIPENGLISH