Arte

FOTO HISTORIKE/ Nxënësit e fillores në Vlorë, këmbëzbathur në shkollë, viti 1917

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Nxënësit e fillores në Vlorë,

Nxënësit e shkollës fillore Italiane në fshatin Nartë të Vlorës, në vitin 1917. Ishin vitet e para të pavarësisë së Shqipërisë, dhe viti i fundit i Luftës së Parë Botërore.

Shqipëria ishte nën kontrollin e vendeve të tjera, ndërsa Italia kërkonte të merrte Vlorën.   

Për këtë arsye, me qëllim për të rritur ndikimin e saj, edhe nisi hapjen e shkollave të para në Vlorë.  Siç tregon edhe kjo foto historike, dallohen fëmijë që shkonin të zbathur në shkollë.  

Mes fëmijëve dallohet mësuesi Nasho Konomi me pallto.

Fotoja historike e hapave të parë të arsimit është marrë nga “Fotografia Vintage shqiptare”.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH