Arte

FOTO HISTORIKE/ Nëse nuk do të lexoheshin veprat e Enverit… në kohën e Enverit!

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Nëse nuk do të lexoheshin veprat e Enverit…

Disa vajza duke lexuar në bibliotekën e shtëpisë së kulturës në kooperativën bujqësore Maqellarë-Peshkopi. Viti 1969.

Kjo foto historike tregon dy anët e medaljes në vitet e socializmit.
Duhet parë si pozitive, nga njëra anë, përhapja e bibliotekave dhe librarive anembanë vendit, thuajse edhe në çdo shkollë, dhe nxitja e leximit te të rinjtë, ndërkohë që sot ato po mbyllen ose po falimentojnë edhe në Tiranë. Njerëzit krahas librave që u impononte regjimi mund të lexonin sipas dëshirës edhe Kadarenë, Agollin, Nolin, Tolstoin, Hugoin, Heminguein etj.

Ana tjetër është imponimi për të lexuar librat që dëshironte regjimi. Kishte nga ata të cilët në vend të dijes binin viktimë të propogandës. Fatkeqësisht ka edhe sot shumë të tillë. Që bien pre e propagandës në një formë tjetër, ose u shitet demagogjia si dije për shkak të dobësive të sistemit arsimor dhe largimit çdo ditë e më shumë nga libri.

Vajza në foto është duke lexuar një nga veprat e propogandës së Enverit. “Më mirë të lexosh një libër të mirë sesa 1 mijë libra të këqinj- sugjeronte lexuesit e tij një shkrimtar i madh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH