Aktualitet

Macron takime sot me Begajn dhe Ramën, do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve

Shkruar nga Liberale
Macron takime sot me Begajn dhe Ramën, do të nënshkruhen disa

Presidenti i Francës Emmanuel Macron në vizitën e tij zyrtare do të zhvillojë takime

me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në vendin tonë.

Në orën 08:25, Emmanuel Macron do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, ku do të pritet me ceremoni shtetërore.

Presidenti i Republikës së Francës do të nënshkruajë në librin e të ftuarve. Më pas do të ketë një takim kokë më kokë mes dy Presidentëve.

Pas Begajt, Presidenti Macron do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në orën 10:30 në Kryeministri, ku do të nënshkruajnë marrëveshje ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

Në orën 11:30 do të zhvillohet konferenca për shtyp.

 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH