Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me: Lufta brenda selisë. Shpërthimi i Bashës: Nga Berisha i '97 te 21 janari

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me: Lufta brenda selisë. Shpërthimi i

Jo më në distancë. Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës u zhvillua dje në godinën e Partisë Demokratike. Ndonëse disa mbështetës të ish-kryeministrit  pretenduan dje herët se në selinë blu ishin ndërruar bravat, Berisha dhe grupi pranë tij – tanimë pjesë e të ashtuquajturit komision për rithemelimin e PD-së- u folën mediave nga salla e konferencave të partisë.

Konferencë që erdhi një ditë pas rezolutës së Këshillit Kombëtar, që shkarkoi kryetarin Paloka dhe cilësoi nul vendimet e dala nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Po ashtu, një ditë më herët, Partia Demokratike paditi në SPAK disa prej deputetëve të saj dhe anëtarë kryesie si Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Ivi Kaso e Ervin Minarolli për falsifikim të vulës dhe simboleve të PD-së.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH