Aktualitet

LSI padit penalisht në SPAK tre kryebashkiakë socialistë

Shkruar nga Liberale
LSI padit penalisht në SPAK tre kryebashkiakë socialistë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëkohësisht kandidati për deputet në Qarkun e Korçës, Endrit Braimllari, ka bërë një kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e Korçës Sotiraq Filon, kryetarin e bashkisë Maliq, Gëzim Topçiun dhe kryetarin e bashkisë Devoll Eduard Duron.

Braimllari i ka paditur tre kryebashkiakët për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, ndërsa thekson se “ata kanë punësuar në administratë subjekte të “Operacionit Forca e Ligjit”.

Sipas Braimllarit, “individë me rekorde kriminale, subjekte të OFL-së, kanë ofruar mbështetje personale, por jo vetëm kaq, për shërbimin që do të japin në fushatë, i ka emëruar edhe në funksione publike”.

“Po ja bëj të qartë Niko Peleshit, Sotiraq Filos, Gëzim Topçiut, Eduard Duros që do më kenë përballë me fakte konkrete dhe të pa tjetërsuara, për t’ia bërë të qartë çdo qytetari të Korçës që administrata publike në Korçë nuk është në shërbimin e qytetarëve, por në interesin personal të Niko Peleshit.

Për të rinjtë dhe të rejat e Korçës nuk ka vende pune, sepse Niko Peleshi me bandën e tij i ka zënë me individë subjekte të OFL-së dhe të krimit të organizuar”, tha Braimllari në reagimin e tij për mediat.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH