Aktualitet

"Little Mermaid", Disney punëson yll porno në filmin për fëmijë

Shkruar nga Liberale
"Little Mermaid", Disney punëson yll porno në filmin
Filmi live-action "The Little Mermaid" vazhdon të shkaktojë reagime, pavarësisht se ka mbetur një sukses në arkë, këtë herë për shkak të përfshirjes së një ylli porno në kast. Së pari, ishte çështja e përzgjedhjes së një aktoreje me ngjyrë për rolin e Arielit, sirenës kryesore e cila në filmin vizatimor të vitit 1998 ishte me flokë të bardhë dhe të kuq. Më pas IMDB ndryshoi sistemin e saj të vlerësimit pas komenteve jashtëzakonisht negative që filmi mori në faqe. Tashmë një tjetër polemikë ka lindur me aktorin Stefano Tomandini, i cili luan një nga tritonët në “Sirena e Vogël”. Raportimet pretendojnë se aktori në fjalë ka një të kaluar në filmat për të rritur, konkretisht në filma me përmbajtje homoseksuale, ku ai u quajt 'Dante Ferrari'. Aktori 24-vjeçar arriti të tërhiqte vëmendjen e drejtuesve të casting-ut, të cilët kërkonin “modele vërtet të nxehta mashkullore” dhe nuk ngurruan t'i jepnin Tomandinit, pa pasur dijeni për përfshirjen e tij në industrinë e pornografisë. Disney u përball me reagime të kundërta për këtë zgjedhje të aktorit, veçanërisht pasi "Sirena e Vogël" është një film që synon kryesisht fëmijët. “Ata nuk e kishin idenë për videot e shthurura të Stefanos, dhe me “The Little Mermaid” që është filmi më i madh i verës për fëmijët, është pak e turpshme për Disney-n”, tha një burim pranë studios për Toronto Sun. Gjithashtu, videot rozë të Tomandinit për të cilat paguhej mbi 1000 euro në herë janë ende të disponueshme për t'u parë online. Ai u përpoq të distancohej nga e kaluara e tij dhe postoi foto nga xhirimet e “Sirena e Vogël”, por në fund fshiu llogarinë e tij në Instagram. Kështu që filmi i fundit i Disney-t me aksion live vazhdon të provokojë për më shumë se një arsye.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by THE PERFECT MAN (@perfectmanmag)

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH