Aktualitet

Lista/ Pse Berisha nuk është bërë pjesë e 'firmave të paligjshme' të Bardhit, në përpjekjet e fundit të Rithemelimit për të rrëmbyer PD-në zyrtare

Shkruar nga Liberale
Lista/ Pse Berisha nuk është bërë pjesë e 'firmave

Gazment Bardhi, me pretendimin se është zgjedhur kryetar grupi parlamentar i PD-së, ndonëse është shkarkuar si i tillë, ka kërkuar që të ndryshohet emrat e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Por me 55 vota kundër të Kuvendit, propozimi i tij nuk u fut në rendin e ditës.

Kuvendi rrëzoi sot kërkesën e Gazment Bardhit për të ndryshuar rendin e ditës për të bërë ndryshimet e grupit të PD në përbërje të komisionit të reformës zgjedhore. Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi kërkoi në Kuvend nisjen me urgjencë të punës për reformën zgjedhore.

Ish-sekretari i PD-së pas shkarkimit nga posti që mbante, por edhe si kryetar grupi parlamentar demokrat, iu bashkua Rithemelimit dhe aktualisht kërkon të realizojë një “puç” institucional brenda PD-së me disa mbështetës të tij deputetë.

Deputetët që kanë firmosur për njohjen e Gazment Bardhit si kryetar grupi të PD-së:

Agron Gjekmarkaj, Asllan Dogjani,  Bledion Nallbati, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Dhurata Cupi, Edi Paloka, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferaj, Flamur Hoxha,  Gazment Bardhi, Greta Bardeli,  Helidon Bushati,  Ina Zhupa, Isuf Celaj, Jorida Tabaku, Kastriot Piroli, Lefter Gështenja, Lindita Metaliaj, Ludovik Hasanaj,  Qani Xhafa, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Sorina Koti,  Tomor Alizoti,  Xhelal Mziu, Zheni Gjergji

28 deputetë të cilët u futën në parlament nën siglën e Partisë Demokratike kanë firmosur një dokument ku deklarojnë se e njohin Gazment Bardhin, si kryetar të grupit parlamentar të PD-së.

Dokumenti i është dërguar Kryetares se Kuvendit, Lindita Nikolla, por nuk u lexua nga nënkryetarja Ermonela Felaj.

Në përbërjen e grupit parlamentar të grupit të PD-së pas bashkimit të Bardhit, janë 35 deputetë. Në listën e deputetëve ku kërkohet që Bardhi të jetë kryetar grupi parlamentar nuk figurojnë disa deputetë mes të cilëve spikat Berisha, pasi ai është non-grata nga SHBA dhe si i tillë i druhen frikës se nuk do të njihet as si subjekt politik nga ndërkombëtarët.

Duket qartë se bëhet fjalë për një skemë, me qëllim që Bardhi ta kalojë Partinë Demokratike zyrtare nën udhëheqjen "de facto" të Berishës, por “de juro” të tijën.

Për ta lehtësuar punën dhe qëllimin e tyre, Bardhi dhe Berisha i kanë afruar votat e deputetëve të tyre maxhorancës për të miratuar disa nga reformat që kërkojnë votim të cilësuar siç është Reforma Zgjedhore, Avokati i Popullit dhe me radhë.

Por nëse qeveria do ta pranojë këtë kompromis, a do ta pranojnë ndërkombëtarët?

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH