Këngëtari Aleksadër Gjoka është lënë i lirë. Ditën e djeshme ai u arrestua pasi ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
“Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.
Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt””, njoftoi policia.
Ndërkohë sot ai ka dalë para gjykatës së Tiranës ku ka marrë edhe vendimin. /Gazeta Liberale