Globi

Lëkundje tërmeti në Itali, ja sa ishte magnituda

Shkruar nga Liberale

Një tërmet me magnitudë 3.6 ka goditur sot Kalabrinë.

Tërmeti, sipas të dhënave zyrtare u ndje në orën 18.34 dhe është lokalizuar në Caulonia , në provincën e Reggio Calabria , në një thellësi prej 11 km.

Duke qenë se ishte i cekët dhe pavarësisht magnitudës jo shumë të fortë, tërmeti është ndjerë dukshëm nga njerëzit nga disa qytete afër epiqendrës.

Sipas mediave italiane lëkundje janë ndjerë edhe në provincat Vibo Valentia dhe Catanzaro.

Italia është tronditur kohët e fundit nga disa goditje tërmeti.   /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH