Aktualitet

Lajm i shumëpritur për shqiptarët! Nisin sot aplikmet për Lotarinë Amerikane, rregullat që duhet të dini

Shkruar nga Liberale
Lajm i shumëpritur për shqiptarët! Nisin sot aplikmet për

Lajmi i mirë për qytetarët shqiptarë! Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar pak më parë hapjen e aplikimeve për programin e Lotarisë Amerikane. Aplikimi ka nisur sot më 4 tetor në orën 12.00 dhe përfundon më 7 nëntor.

Ndërkohë qytetarët e interesuar mund të aplikojnë falas në linkun: https://dvprogram.state.gov

“Programi DV-2025: Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2025 fillon të mërkurën, 4 tetor 2023, në orën 12:00 të mesditës, Koha Lindore e Ditës (EDT) (GMT-4) dhe përfundon të martën, më 7 nëntor, 2023, në orën 12:00 të mesditës, Koha Standarde Lindore (EST) (GMT-5). Individët që paraqesin më shumë se një aplikim gjatë periudhës së regjistrimit do të skualifikohen”, thuhet në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA në Tiranë.

Të gjithë pjesëmarrësit në lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të rishikojnë udhëzimet e kualifikimit për arsimim dhe punësim përpara hyrjes. Për t’u kualifikuar për vizë sipas Programit DV, aplikanti kryesor (kërkuesi, numri i hyrjes së të cilit është zgjedhur) duhet të ketë arsimim kualifikues ose punësim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH