Aktualitet

La sobën me dru të ndezur gjithë natën dhe i mori flakë shtëpia, humb jetën 82 vjeçari

Shkruar nga Liberale
La sobën me dru të ndezur gjithë natën dhe i mori flakë

Një i moshuar ka humbur jetën pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të liqenit të Kukësit, ndërsa dyshohet se flakët janë përhapur pasi 82 vjeçari kishte lënë sobën e drurit ndezur gjatë natës.

Sipas bluve, bëhet fjalë për shtetasin me incialet Sh.K., i cili banonte në këtë godinë.

“Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH