Juelda Lamçe PhD
Dokt. Yllka Lamçe
Koncepti i bashkëjetesës përfshin në vetvete forma të ndryshme të jetës së përbashkët në çift (homoseksuale apo heteroseksuale), në familje (p.sh. mbesa me gjyshen), në grup (p.sh. ndërmjet studentëve që ndajnë një banesë për një periudhë të përkohshme) etj. Për qëllimet e këtij punimi, do t’i referohemi vetëm bashkëjetesës në çift si institut i së drejtës familjare alternativ ndaj martesës dhe jo formave të tjera të shprehjes së saj. Pavarësisht nga kushtet apo rrethanat në të cilat ka lindur, bashkëjetesa faktike në çift, është shndërruar nga fenomen, në institut të së drejtës familjare, alternativ ndaj martesës. Ajo bazohet në arsye të ndryshme dhe mund të paraqitet si: alternativë e çifteve të divorcuara që kanë mbetur të zhgënjyer nga martesa, rezultat i vështirësive ekonomike apo e pasigurisë për të ardhmen, nevojë e çifteve të reja për të njohur më mirë njëri-tjetrin përpara se të lidhin martesë, zgjedhje e imponuar në kushtet e pamundësisë për të lidhur martesë (p.sh. ekzistenca e një lidhje tjetër martesore), apo rezultat i motiveve të tjera të ndryshme nga ato të sapo përmendura. Garantimi i një mbrojtjeje ligjore të këtyre marrëdhënieve, pavarësisht nga formalizimi i lidhjes apo vullneti i palëve, përbën një tregues të rëndësishëm të nivelit të civilizimit në një shoqëri demokratike. Në fakt, ndërhyrja e shtetit për të rregulluar ligjërisht këto marrëdhënie, ka të bëjë me mbrojtjen e palëve më të dobëta të një marrëdhënieje siç janë gratë dhe fëmijët. Rëndësia e dyfishtë që merr familja, si institut i të drejtës private dhe publike justifikohet pikërisht nga interesi publik për të mbrojtur këto kategori pavarësisht nëse bëhet fjalë për familje të krijuara nga martesa apo nga bashkëjetesa faktike. Familja meriton mbrojtje nga shteti jo vetëm si njësi biologjike por (dhe mbi të gjitha) si njësi sociale që i përshtatet zhvillimit shoqëror në periudha të ndryshme historike.
Bashkëjetesa: nga fenomen në institut i të drejtës familjare
Nocioni i familjes merr kuptim të shumëfishtë si në këndvështrim historik ashtu edhe në lidhje me modelet e ndryshme që gëzojnë mbrojtje në mënyrë paralele brenda të njëjtit shtet. Në këndvështrim, në traditën shqiptare, Kanuni i Lekë Dukagjinit ndalonte bashkëjetesën duke parashikuar sanksione të ashpra, ndërkohë që Kanuni i Skënderbeut dallonte dy forma martese, me kurorë dhe pa kurorë. Në legjislacionin civil të periudhës zogiste, ligji nr. 15180, datë 16.3.1931 “Mbi ndalimin e bashkëjetesave si bashkëshortë ilegalë”, parashikonte se ata që bashkoheshin si burrë e grua sipas zakoneve të vendit për martese dhe gjendeshin pa e celebruar martesën sipas ligjit, ndëshkoheshin me gjobë, burgim ose internim. Më pas, gjatë regjimit monist u miratua ligji nr. 224, datë 25.5.1946 “Mbi legalizimin e bashkëjetesave të ndaluara”. Për efekte të këtij ligji, bashkëjetuesit duhej të lidhnin dhe regjistronin martesën përpara nëpunësit të Gjendjes Civile brenda 6 muajve nga hyrja e tij në fuqi. Regjistrimi i martesës sillte për pasojë shuarjen e padisë penale: në këtë rast, përjashtimisht nuk kërkohej as dhënia e pëlqimit për martesë. Në vijim, dekreti nr. 3161, datë 10.10.1960 “Për ndalimin e bashkëjetesave si bashkëshortë, pa lidhur martesë”, sanksiononte dënimin me gjobë deri në 1000 lekë, burrin që jetonte me një grua si bashkëshortë, pa lidhur martesë të rregullt përpara nëpunësit të Gjendjes Civile. Fenomeni i bashkëjetesave në çift filloi të përhapej në vitet ’90 dhe gjeti njohje ligjore për herë të parë në Kodin aktual të Familjes, të vitit 2003. Siç vihet re, ndryshimet e ndjeshme në shoqërinë shqiptare çuan jo vetëm në njohjen formale të Institutit të bashkëjetesës, si lidhje mes një burri dhe një gruaje, por edhe në dekriminalizimin e atyre veprimeve që konsideroheshin si të turpshme, sipas parashikimeve në Kodin Penal të Zogut. Koncepti i bashkëjetesës sipas nenit 163 KF i referohet kuptimit të saj strictu sensu, si Institut i veçantë i të drejtës familjare, që do të thotë: lidhje faktike me “Burri dënohej me heqje lirie nga një deri në 6 muaj ose me internim nga dy muaj deri në një vit, ndërsa gruaja me një burgim deri në një muaj ose me gjobë deri në 500 franga ari. Kjo përgjegjësi shtrihej edhe mbi ata persona që kishin kujdestarinë mbi ta të cilit kishin dijeni si dhe mbi pleqësinë e fshatit dhe kryetarin e këshillit të fshatit të cilët nuk kishin lajmëruar autoritet e sigurimit publik ose prokurorin”.
“Lehtësohej lidhja e martesave mes personave që kishin ndalime për martesë: ndalimi nga gjinia në vijë të tërthortë kufizohej deri në shkallë të tretë. Për të miturit nuk kërkohej pëlqimi i prindërve, i të paralindurve ose i këshillit familjar”. Shih MANDRO A., op. cit., fq. 265. 3 Në kapitullin “Turpnime të kundra natyrshme”, në nenin 377 thuhej: “Ay që ban veprën e turpënimit të kundra natyrshme (…) ndëshkohet me burgim të randë nga tre muej, deri në dy vjet ose me internim nga një deri në pesë vjet dhe në të dy rastet ndëshkimit i shtohet edhe gjoba e randë, si dhe ndalimi i përkohshëm nga ofiqet publike. Po me këto ndëshkime dënohet edhe ay që turpënohet në këtë mënyrë (…)”. Në kapitullin “Krime kundër moralit shoqëror”, neni 289 sanksiononte se: “Pederastia, d.m.th. marrëdhëniet seksuale ndërmjet meshkujve, dënohet: me heqje të lirisë gjer në dhjetë vjet”. Në nenin 137 sanksionohej: “Pederastia dënohet: me heqje të lirisë, gjer në dhjetë vjet”. Juelda Lamçe & Yllka Lamçe Kuptimi i institutit të bashkëjetesës në legjislacionin shqiptar...
Në dispozita të tjera ligjore, koncepti i bashkëjetesës është dhënë në kuptimin latu sensu, si të jetuarit së bashku mes individëve dhe jo vetëm në çift, si burrë e grua. Kështu p.sh., neni 363 i Kodit Civil (KC), përfshin në kategorinë e trashëgimtarëve ligjorë të radhës së dytë, edhe personat e paaftë për punë të cilët, të paktën brenda 1 viti nga vdekja e trashëgimlënësit bashkëjetonin me atë dhe ishin në ngarkim të tij; neni 130 i Kodit Penal (KP) sanksionon se shtrëngimi apo pengimi për të filluar apo vazhduar bashkëjetesën dënohet me burgim gjer në tre muaj; neni 72 i kodit të Procedurës Civile (KPRC) parashikon detyrimin për gjyqtarin të heqë dorë nga gjykimi i një çështjeje kur ai vetë ose bashkëshortja e tij bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët ose nga mbrojtësit; neni 37/2 Kodit të Procedurave Administrative (KPRA) parashikon skualifikimin e punonjësve të organeve të administratës nga proceset vendimmarrëse administrative për arsye se bashkëjetuesi i tij ka një interes direkt ose indirekt në çështjen në fjalë. Në të kundërt, kuptimin strictu sensu të bashkëjetesës e gjejmë p.sh. në nenin 5 të Kodit të Punës, sipas të cilit përjashtohen nga fusha e zbatimit të KP punët familjare të kryera nga partnerët bashkëjetues apo në ligjin kundër dhunës në familje i cili mbron bashkëjetuesit si kategori më vete, krahas bashkëshortëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Nga pikëpamja e modeleve familjare paralele, mjafton të përmendim mënyrat e ndryshme të rregullimit ligjor të familjes brenda të njëjtit legjislacion të cilat parashikojnë njëkohësisht rregulla për martesën dhe për format e tjera të bashkëjetesës çift, qofshin këto të regjistruara ose të paregjistruara. Kështu p.sh. vendet skandinave (Finlanda, Norvegjia, Danimarka dhe Zvicra) kanë garantuar mbrojtje të çifteve faktike qoftë heteroseksuale, qoftë homoseksuale, nëpërmjet regjistrimit në regjistrat e gjendjes civile, me qëllim që të mund të përfitojnë nga legjislacioni vendas në fuqi. Në Francë, gjithashtu, ligji mbi PACS, datë 12.10.1999, rregullon marrëdhëniet mes çifteve faktike nëpërmjet regjistrimit në një regjistër të posaçëm. Ky ligj nuk përfshin në rregullimin ligjor të martesës në këtë kategori, por në atë që krijon një sistem paralel me të. Në Belgjikë ligji mbi “bashkëjetesën ligjore” njeh autonominë e palëve në rregullimin e marrëdhënies me kufizimin e respektimit të rendit publik dhe të normave morale. Në Spanjë, ligji nr. 13/2005 nuk u kufizua vetëm në njohjen ligjore të lidhjeve faktike homoseksuale, por solli një ndryshim radikal në vetë konceptin e martesës.
Në Suedi në rast vdekjeje të njërit nga bashkëjetuesit e një lidhjeje të regjistruar, bashkëjetuesi tjetër, ka të drejtë të përfitojë gjysmën e pasurisë. Në Francë, neni 44 i K.C. u ndryshua duke parashikuar se martesa do t’i nënshtrohet të njëjtave kushteve të parashikuara për lidhjen e saj si dhe se do të ketë të njëjtat pasoja nëse bashkëshortët do të jenë të të njëjtit seks. Për më gjerë, shih ASPREA S., Famiglia di fatto, 2 ed. Giuffrè, Milano, 2011, fq. 45-69. Megjithatë, bashkëjetesat e regjistruara nuk janë e vetmja kategori që gëzojnë mbrojtje. Në Britaninë e Madhe përveç çifteve të regjistruara, garantohen edhe disa të drejta të çifteve të paregjistruara, qofshin ato homoseksuale ose heteroseksuale. Kësaj kategorie i njihen të drejta trashëgimore, të drejta të lidhura me Sigurimet shoqërore, të drejta që rrjedhin nga politikat fiskale, përveç të drejtës së emigracionit dhe të bashkimit familjar. /Liberale.al