Aktualitet

Kultivuan kanabis, arrestohet i riu në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Kultivuan kanabis, arrestohet i riu në Vlorë

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, ndërsa janë sekuestruar lënde narkotike dhe 1 armë zjarri automatik. Burime zyrtare nga blutë e Vlorës bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet E. I., banues në fshatin Mërtiraj, Selenicë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit L. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj, Selenicë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajit shtator dhe tetor, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, në vende të ndryshme të territorit të fshatit Mërtiraj, bashkia Selenicë.

Në vijim të kontrolleve në banesat e këtyre shtetasve, konkretisht në banesën e shtetasit L. I., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis (në trajtë bimore), si dhe 1 armë zjarri automatik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH