Sport

Kualifikimi në Euro 2024, Tirana në festë/ “Arena Kombëtare” asnjë vend i lirë, për ndeshjen e nesërme ndaj Ishujve Faroe

Shkruar nga Liberale
Kualifikimi në Euro 2024, Tirana në festë/ “Arena

"Arena Kombëtare" s'do ketë asnjë vend të lirë, edhe pse e ka siguruar kualifikimin, kundërshtari është vendi i fundit në grup.

Shqipëria është kualifikuar tashmë në Euro 2024 dhe të gjithë duan të bëhen pjesë e festës.

Federata Shqiptare e Futbollit në këtë pikë dëshiron të evitojë në maksimum incidentet. Ka ardhur tashmë njoftimi për të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), mbi orarin e hyrjes në stadium.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë.

Kjo për të mos krijuar radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë në Arena Kombëtare.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH