Aktualitet

Kryetarja e Federatës së mjekëve: Kur duhen përdorur antibiotikët

Shkruar nga Liberale
Kryetarja e Federatës së mjekëve: Kur duhen përdorur

Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Europë, mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Aurora Dollenberg ishte sot e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24.

Dollenberg foli për një studim të fundit që mjekët në të gjithë Europën kishin bërë mbi kohën se kur pacientët me Covid 19 duhet të merrnin antibiotikë dhe kortizonikë.

Të dhënat e studimit ajo i ndau edhe me publikun shqiptar, por tha gjithashtu se do të rekomandonte që edhe mjekët shqiptarë t’i zbatonin ato.

Sipas saj, një i sëmurë me Covid 19 nuk duhet të marrë antibiotik para ditës së 7 të infektimit dhe asnjëherë nëse temperatura e tij nuk është më e lartë se 38.5 gradë celsius.

“Protokollet nga shteti në shtet të ndryshme. Sa i përket hapave që ndiqen në trajtimin e pacientëve me Covid, ka shtete që japin kortizonin direkt, ka të tjera që thonë të presësh deri në 3 ditë para se ta japësh. Ne i kemi shqyrtuar të gjitha rastet dhe kemi vendosur se cili do jetë hapi më i rëndësishëm. Gabim është dhënia e antibiotikëve më të fortë dhe dhënia në kohën jo të duhur, hapat e nxituara i kemi identifikuar në këtë protokoll. Do të donim t’ua përcjellim kolegëve tanë në Shqipëri qoftë për mjekët në spitalet covid, por edhe për mjekët e familjes.

Antibiotikun nuk e japim që në fillim edhe kur s’ka pasur covid. Duhet pritur një javë dhe poshtë 38,5 nuk mund të jepet kurrësesi. Nëse pacienti në vend që të përmirësohet, përkeqësohet e japim pas ditës së 7”, tha ajo.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH