Globi

Kryeministri i Italisë kërkon reformimin e institucioneve të Bashkimit Europian

Shkruar nga Liberale
Kryeministri i Italisë kërkon reformimin e institucioneve të

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi kërkon reformimin e institucioneve të Bashkimit Europian, në mënyrë që të jenë në gjendje për të adresuar krizat me të cilat blloku po përballet aktualisht.

“Institucionet e Bashkimit Europian të cilat u ndërtuan përgjatë dekadave i shërbyen qytetarëve europianë, por tashmë janë të papërshtatshme për realitetin në të cilin jetojmë. Nëse kjo kërkon që ne të rishikojmë traktatet, atëherë kjo duhet bërë me guxim dhe kurajo”, u shpreh kryeministri italian gjatë fjalës së tij.

Ai iu drejtua me një fjalim të martën Parlamentit Europian në Strasburg.

Draghi u shpreh se vendet anëtare duhet të marrin në konsideratë ndryshimin e traktateve për t’i bërë ballë sfidave me të cilat lidhet edhe agresioni rus në Ukrainë, sikurse shprehu dëshirën që Italia të jetë në krye të reformimit të institucioneve të Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë italiane gjithashtu identifikoi parimin e unanimitet si një fushë kryesore ku nevojitet reforma, të cilën ai e propozoi para Parlamentit Europian.

“Një Europë që është e aftë të vendosë me shpejtësi është një Europë që është më e besueshme në lidhje me qytetarët e saj dhe botën,” – theksoi Draghi.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH