Aktualitet

Kriza politike, Rama: "Tërmeti" në PD, me metoda artificiale

Shkruar nga Liberale

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp. Teksa foli për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit, Rama u pyet edhe për "tërmetet" që kanë shkaktuar krizën politike në vend, si dhe mundësinë për dialog me opozitën.

Pyetjes së: “A do të jeni kaq solidar me PD siç u treguat me të prekurit nga tërmeti?”, kreu i qeverisë iu përgjigj shumë shkurt.

“Tërmeti në PD është i realizuar me metode artificiale”, tha Rama. Kujtojmë se maxhoranca i ka bërë thirrje shpesh herë opozitës, qasje në të cilën janë bashkuar edhe ndërkombëtarët, që palët të ulen në një tryezë të përbashkët për dialog.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH