Aktualitet

Kreu i SPAK: Kam qenë kundër OFL!

Shkruar nga Liberale
Kreu i SPAK: Kam qenë kundër OFL!

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar në Këshillin e Integrimit se, prokuroria që ai drejton ka qenë kundër Operacionit Forca e Ligjit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e pyeti kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, nëse ka pasur apo jo ngarkesë nga OFL-ja.

“OFL ka qenë një mbingarkesë pune dhe ka pasur shumë problematika. Ne si prokurori kemi qenë kundër. Ka pasur mbingarkesë për arsye të afateve shumë precize që kishte për t'u zbatuar. Në kushte të tilla ne na u desh t'i bënim prioritet. Kanë qenë 251 raste të referuara nga policia dhe vazhdon hetimi për disa raste që janë kërkesë për konfiskim”, u përgjigj Kraja.

Ai theksoi se, SPAK ka një nivel të lartë bashkëpunimi me strukturat e tjera ligjzbatuese në vend.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH