Aktualitet

Kreu i ri i OSBE-së në Tiranë takon Metën dhe Ramën

Shkruar nga Liberale
Kreu i ri i OSBE-së në Tiranë takon Metën dhe Ramën

Kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Vincenzo Del Monaco është takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, pas mbërritjes në Shqipëri.

Sipas zyrës së OSBE-së, ambasadori ka deklaruar se mbështet proceset demokratike në vendin tonë, duke punuar krah për krah me institucionet shqiptare, shoqërinë civile dhe median.

“Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, zhvilloi sot takime me Kryeministrin, Edi Rama dhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në takime, ambasadori Del Monaco tha se ishte shumë i lumtur të ndodhej në Shqipëri dhe të shërbente për OSBE-në në vend, duke mbështetur proceset demokratike dhe duke punuar krah për krah me institucionet shqiptare, shoqërinë civile dhe median”- njofton zyra e OSBE-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH