Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:00 në Korçë ku një drejtues automjeti ka përplasur një efektiv të policisë rrugor. Efektivi është transportuar drejt spitalit të Korçës.
Ndërkaq, drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në Komisariat.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 04.01.2022, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi Xh. A., i cili drejtonte mjetin tip “Benz”, ka përplasur punonjësin e policisë rrugore E. Ç., që ka qenë në shërbim, në këtë linjë.
Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa punonjësi i policisë u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.