Aktualitet

Klima politike para zgjedhjeve, ambasadorët 'zbarkojnë' në Elbasan

Shkruar nga Liberale
Klima politike para zgjedhjeve, ambasadorët 'zbarkojnë'

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian Luigi Soreca i shoqëruar nga ambasadorja e Francës, Elisabet Barsak dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, kanë shkuar në Elbasan ku kanë nisur takimet me drejtuesit politik të partive kryesore kandiduese në zgjedhjet e 25 prillit.

Taulant Balla i Partisë Socialiste, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdari e Nismës Thurje, janë takimet e planifikuara këtë të hënë me ambasadorët e BE-së.

Atmosfera në prag të zgjedhjeve dhe respektimi i standarteve mësohet te jenë temat kryesore të takimeve të ambasadorit dhe drejtuesve politik të partive.

Pas takimeve ambasadorët kanë njoftuar një konferencë të përbashket për shtyp rreth orës 12:30.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH