Kronikë

Kishte mbushur bagazhin e makinës plot me kanabis, arrestohet shqiptari në Greqi

Shkruar nga Liberale
Kishte mbushur bagazhin e makinës plot me kanabis, arrestohet shqiptari

Një 42-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u kap nga policia greke me kanabis në bagazhin e automjetit që drejtonte.

Ai u ndalua në Stavroupoli Selanik dhe gjatë kontrollit që u bë në automjetin e tij, në bagazh u gjetën 20 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 22 kg e 238 gram.

42-vjeçari u arrestua dhe u bë kontroll në banesën e tij në zonën e Neapolisit. Aty u sekuestrua një sasi e vogël kokaine dhe një peshore elektronike dhe ndaj tij u ngrit një dosje për posedim, transport dhe trafik droge, me të cilën u dërgua në prokurorinë e Selanikut, i cili e akuzoi për vepër penale.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH