Aktualitet

Kim: Procedurat e Vetingut për shkarkimin e Xhoxhajt ishin të drejta

Shkruar nga Liberale
Kim: Procedurat e Vetingut për shkarkimin e Xhoxhajt ishin të drejta

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për ish-gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, ku iu dha të drejtë Vettingut për shkarkimin e kësaj të fundit.

Ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se Gjykata e Strasburgut vlerësoi se procedurat e Vettingun për ish-gjyqtaren Xhoxhaj ishin të drejta dhe çuan në shkarkimin e saj.

“Gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut për Altina Xhoxhajn – Procedurat e Vettingut që çuan në shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese ishin të drejta dhe proporcionale”, shkruan ambasadorja Kim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH