Aktualitet

Kërkesa e PS-së për përjashtim nga Kuvendi, deputetët demokratë dalin sot para Komisionit të Votimit të Etikës

Shkruar nga Liberale
Kërkesa e PS-së për përjashtim nga Kuvendi, deputetët

Shtatë deputetë të Partisë Socialiste kërkuan përjashtimin e 8 deputetëve demokratë për 10 ditë nga seancat plenare. Ndërkohë që sot do të mblidhet Komisioni i Votimit dhe Etikës. Sipas socialistëve, deputetët demokratë kanë penguar zhvillimet në Kuvend.

Mësohet se në mbledhjen, që pritet të nisë në orën 10:00 do të jenë të pranishëm 6 deputetë të PD-së për të cilët është kërkuar përjashtimi.

Kujtojmë se përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

[gallery columns="1" size="full" ids="1326806,1326807,1326808"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH