Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar shkarkimin e prokurores Elisabeta Imeraj, pasi kaloi vetingun. Sipas ONM, Imeraj nuk plotëson asnjë prej tre kritereve për të qenë prokurore. Lajmi nuk u publikua në media.
Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të ambasadores Yuri Kim, e cila lë të kuptohet se mediat janë marrë në telefon e kërcënuar, për të mos e publikuar lajmin.
“Në përputhje me rolin kushtetues në procesin e vetingut, vëzhguesit ndërkombëtarë dje i rekomanduan komisionerit publik të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në një çështje të rëndësishme (Rekomandimi).
Të gjithë duhet ta ndjekim me kujdes se çfarë ndodh më pas.
A do të jetë përgjigja duke treguar kurajë dhe integritet për të dhënë drejtësi apo, siç kemi parë tepër shpesh në të kaluarën, do të jetë duke shmangur përpjekjet e duke sulmuar procesin e vetingut dhe shpifur për vëzhguesit ndërkombëtarë?
A do t’i shërbejë media publikut dhe ta mbulojë këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do bien dakord të mbyllin gojën dhe sytë?
Është koha për të treguar kurajë dhe integritet. Është koha për t’i lënë pas zakonet e vjetra që dëmtojnë Shqipërinë. Është koha që Shqipëria të ecë përpara, hap pas hapi. SHBA do të jetë me ju”, shkruan ambasadorja amerikane.