Globi

KE: Po punojmë që certifikata e vaksinimit të njihet nëpër botë

Shkruar nga Liberale
KE: Po punojmë që certifikata e vaksinimit të njihet

Bashkimi Europain po punon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të siguruar që certifikatat e vaksinimit të njihen si në BE ashtu edhe në pjesë të tjera të botës.

Lajmin e ka bërë të ditur Komisioni Europian ku theksohet se certifikatat e gjelbra plotësojnë kërkesat e mbrojtjes së të dhënave.

“Javën tjetër ne do të paraqesim një propozim për certifikata dixhitale të gjelbërta. Kjo provë dixhitale do të tregojë që një person është vaksinuar kundër COVID-19, është rikuperuar nga COVID-19 ose ka një test negativ. Kjo do të lehtësojë lëvizjen e sigurt të lirë të qytetarëve në BE.

Certifikatat dixhitale të gjelbërta plotësojnë kërkesat e mbrojtjes së të dhënave, sigurisë dhe privatësisë. Ato duhet të krijohen në përputhje me rezultatet e provave, për të cilat vendet e BE kanë rënë dakord tashmë. Vendet e BE-së duhet të lëvizin shpejt për t’u përgatitur për çështjet praktike të lëshimit të certifikatës.

Ne po punojmë gjithashtu me OBSH për të siguruar që certifikatat e lëshuara në BE mund të njihen diku tjetër në botë”, thuhet në deklaratë.

 

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH