Globi

Ceremonia e përurimit, Papa Leoni XIV mbërrin në Vatikan

Shkruar nga Liberale
Ceremonia e përurimit, Papa Leoni XIV mbërrin në Vatikan

Papa Leoni XIV ka mbërritur në Sheshin e Shën Pjetrit për ceremoninë e inagurimit,  i cili ka përshëndetur turmat e mbështetësve.

Sipas traditës, Papa nuk ka hezituar të bekojë besimtarët që ishin të pranishëm. Disa momente pas mbërritjes, Papa Leoni XIV u pa duke ngritur një foshnje në duar dhe duke e bekuar, ndërsa vendosi dorën mbi kokën e një tjetër fëmije, një veprim i zakonshëm i tij për të dhënë bekime e dashuri.

Në ceremoninë e inaugurimit, ndryshe nga praktikat e mëparshme, nuk u përdor korona tradicionale papale. Në të kaluarën, papa coronoheshin me triregnum, një tiarë me tri kurora që simbolizonin autoritetin e papës mbi çështje shpirtërore dhe të përkohshme. Kjo traditë nisi që në vitin 858, me papën Nikollë I, dhe është përdorur për herë të fundit nga Papa Pali VI në vitin 1963, vetëm në fillim të papnisë së tij.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH