Dy persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje kritike, pasi një anije stërvitore e marinës meksikane u përplas në Urën e Bruklinit në New York City.
Lajmi u dha këtë mëngjes nga kryebashkiaku Eric Adams.
Adams tha në Platformën “X” se tre nga direkët e anijes u dëmtuan mbrëmë kur anija goditi urën për shkak të një defekti mekanik, raportoi NBC.
Zhytësit po hetojnë zonën përreth urës si masë paraprake, thanë më parë tre burime policore.
Komisioneri i Transportit të Qytetit të Nju Jorkut, Idanis Rodriguez, tha se kreu i departamentit të urës ishte në vendngjarje dhe një vlerësim paraprak arriti në përfundimin se nuk kishte shenja të dëmeve të mëdha. Adams tha se ura është e hapur për kalim. Anija, me 277 persona në bord, u nis për në Islandë.