Showbiz

ARBANA OSMANI drejt rikthimit në ekran! Ku do ta shohim moderatoren

Shkruar nga Liberale
ARBANA OSMANI drejt rikthimit në ekran! Ku do ta shohim moderatoren

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana Osmanit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Pyetja që shumë fansa i drejtojnë vazhdimisht është: Kur do ta shohim sërish në ekran?

Duket se pritjes po i vjen fundi. Sipas burimeve për “Prive”, Arbana është në bisedime të avancuara për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit dhe këtë herë jo në platformën ku u bë e njohur.

Burimet thonë se Tv Klan është televizioni i përzgjedhur, dhe se një takim i fundit zhvilluar javën e kaluar ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri. Edhe pse marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, sinjalet janë pozitive.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH