Aktualitet

Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në Rinas, procedohet 49-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në Rinas, procedohet

Një 49-vjeçar është proceduar penalisht, pasi gjatë kontrollit të bagazheve të këtij shtetasi nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

"Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore. Në vijim të veprimeve shtetasi J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”", njofton policia.

Mësohet se, materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH