Aktualitet

Kapet kokainë me vlerë 1 miliard euro, kush është 35 vjeçari i arrestuar

Shkruar nga Liberale
Kapet kokainë me vlerë 1 miliard euro, kush është 35

Në Itali janë sekuestruar 5.3 tonë kokainë, ndërsa në pranga kanë përfunduar pesë persona, mes tyre edhe një shqiptar.

Aksioni nisi mbrëmë dhe përfshiu ndjekjen me avionë dhe varka patrullimi, gjatë së cilës u identifikuan dhe u bllokuan dy anije.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni kundër trafikut të narkotikëve është zhvilluar nga Gurdia di Finanza. Sipas tyre, nëse droga e kapur në provincën e Agrigento në Siçili do arrinte të dilte në treg do të kapte shifrën e 1 miliard eurove.

Kjo sasi droge konsiderohet si më madhja e kapur ndonjëherë në të gjithë Italinë. Autoritetet vijojnë kontrollet për të zbërthyer të gjithë dinamikën e këtij rrjeti trafikantësh.

Sipas një njoftimi zyrtar të Guardia di Finanza në pranga u vu ekuipazhi i peshkarexhës “Ferdinando d’Aragona”.

Bëhet fjalë për 5 persona, një shqiptar, një italian, dy tunizianë dhe një francez.

Të arrestuarit janë shqiptari Elvis Lleshaj, 35 vjeç, italiani Vincenzo Catalano, 35 vjeç, tunizianët Kamel Thamlaoui, 53 vjeç dhe Sami Mejri, 48 vjeç, si dhe francezi Yanis Malik Bargas, 19 vjeç. Kjo sasi kokaine ishte nisur nga Kalabria.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH