Aktualitet

“Kanë rënë pre 1200 persona”, SPAK jep detaje nga operacioni: Paratë ktheheshin në kriptomonedha

Shkruar nga Liberale
“Kanë rënë pre 1200 persona”, SPAK jep detaje nga

Prokurori italian, së bashku me prokurorët e SPAK, në një konferencë për mediat, kanë dhënë detaje për operacionin e përbashkët, që goditi një rast të mashtrimit të qytetarëve të BE-së, nëpërmjet veprimtarisë së call centera-ve.

Operacioni i koduar “Dream Earnings”, çoi në pranga 3 persona si dhe në sekuestrimin e dy call centera-ve. Sipas prokurorit italian, nga kjo skemë mashtrimi kanë rënë “viktima” rreth 1200 persona.

“Nga hetimet janë 220 “viktima” në Itali, dhe një numër parash të humbura. Mendoj se personat “viktimat” arrijnë deri në 1200. Paraja është një pasuri për të gjithë dhe nuk duhet të jetë në duar të kriminelëve. Nuk kemi arritur të rikuperojmë para për momentin. Përmes bitcion është është vështirë për t'i rikuperuar. Por dua t'i paralajmëroj të gjithë, se paraja nuk investohet kështu, por në rrugë të ligjshme. Nuk janë vetëm viktimat, por edhe bota ekonomike nuk përfiton nga kjo mënyrë kriminale e fitimit të parasë”, u shpreh ai.

Ndërsa përfaqësuesi i SPAK, tha se mashtruesit kishin krijuar një afërsi të tillë me viktimat, saqë futeshin edhe në kompjuterat e tyre, dhe shpesh i shantazhonin me të dhënat që mund të gjenin aty.

“Gjatë hetimit rezultoi se autorët ishin të saktë për të bindur qytetarët të derdhnin mijëra euro. Ishin shumë të afërt me viktimat, silleshin si miq të vetmuar të viktimave duke përfituar prej tyre. Blerje niste me aksione në Amazon dhe fitime brenda një javë. Investimi më tej shtrihej tek kriptovalutat Ishte krijuar një strukturë e vërtetë, operatorë e konsulentë. Besnikëria e klientit ishte aq efikase sa i lejonin përdorimin e kompjuterit të viktimës në kohë reale. Të shpeshta ishin edhe kontrolle emaileve dhe fotove në kompjuter. Kjo përdorej për presion duke i kërkuar investime e duke qenë agresivë.

Analiza e llogarive bankare ka nxjerrë në dritë faktin që paratë ktheheshin në kriptovaluta e bëheshin të pagjurmueshme. Administratoti e dy konsulentët më të zotë. Dje u sekuestrua serveri qendror që bllokoi edhe të gjithë aktiviteti”, u tha në deklaratë nga përfaqësuesi i SPAK.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH