Aktualitet

Kamerat e sigurisë filmojnë autorin që vendosi tritolin në Shkodër

Shkruar nga Liberale
Kamerat e sigurisë filmojnë autorin që vendosi tritolin në

Shkodra u zgjua e tronditur mëngjesin e kësaj të premte, pas një shpërthimi me tritol. Lënda eksplozive ishte vendosur në lokalin e efektivit te policisë së Shkodrës, Ndrek Rrasa.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin, i cili ishte veshur mjaft çuditshëm. Ai është maskuar si grua, i veshur me fustan, ndërsa në koka mban një paruke me flokë të gjata.

Në pak sekonda ai i vendos tritolin lokalit të efektivit, ndërsa i vendos flakën edhe furgonit të tij të parkuar para biznesit.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe identitetin e autorit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH