Aktualitet

"Kam prova", Meta: Lobi pro serb, skenar për përplasje në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
"Kam prova", Meta: Lobi pro serb, skenar për përplasje

Presidenti Ilir Meta thotë se shembja me urgjencë e Teatrit Kombëtar pa pritur një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe pa pritur përfundimin e pandemisë, synonte të krijonte destabilitet.

Sipas tij, kjo është bërë për llogari të lobit pro serb në Uashington që sipas kreut të shtetit, është fuqizuar shumë dhe lidhet edhe me zhvillimet në Kosovë muajt në vijim.

Nuk kishte kohë për të pritur të dilnim nga pandemia sepse kemi të bëjmë me një skenar për trazira dhe përplasje në Shqipëri dhe kjo ka në sfond edhe zhvillimet rajonale. Për arsye të brendshme që të provokojë opozitën, të ikë nga çështja e Kodit, të harrojë 15 kushtet e BE-së. Ka marrë një porosi të destabilizojë, të nxehë situatën në Shqipëri. Lobit shumë të fuqizuar pro serb në Uashington siç i interesonte edhe vjet përplasja për zgjedhjet lokale.

Edhe vjet aty ishte qëllimi, të ketë përplasje dhe gjakderdhje dhe opozita e Lulit dhe Monës të shpallej organizatë terroriste. Kam shume prova dhe dokumenta qe do i bej publike ne kohen e duhur. SMS qe u be publike sot do duket pa vlere ne raport me to. Do flas ne te ardhmen dhe ne kohen e duhur. Mund të ketë ndonjë zhvillim interesant në Kosovë në periudhën në vijim”-tha Meta në “Opinion”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH