!["95 mln lekë dëm", kallëzohet në SPAK drejtori i](https://cdnimpuls.com/liberale.al/wp-content/uploads/2023/05/-1000-0-800-450-kadastra-780x405-1.png)
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar sot në SPAK Drejtorin e DVASHK Fier, Arben Voja si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Shpresa Gjikondaj.
Të dy akuzohen për "Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash" në një dëm të përgjithshëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë.
"Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh. Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori i DVASHK Fier, pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik", raporton BW.