Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ashtu siç është bërë zakon gjatë ditëve të fushatës, e ka ndarë sot kafen e mëngjesit me një personalitet të shquar dhe të spikatur të jetës publike në vend.
Bejko zgjodhi sot të ndante kafen e mëngjesin me poeten, skenaristen dhe publicisten e njohur, Natasha Lako. Kandidati demokrat ndau në profilin e tij Facebook momentet e takimit, dhe tha se, “ramë dakord që PD duhet të ringrihet mbi baza të forta morale dhe parimore”.
Postimi i plotë i Roland Bejkos:
Kur e fillon ditën me poeten, skenaristen e publicisten e njohur Natasha Lako, që 2 herë ka qenë e zgjedhur deputete e Partisë Demokratike, nuk ka si t'u shmangesh kujtimeve, veçanërisht atyre të zanafillës së krijimit të PD-së.
Përveç suportit për zgjedhjet lokale, Natasha si edhe shumë intelektualë të shquar që kam takuar këto ditë, diskutuam për situatën e vështirë të demokracisë shqiptare, depresionin social dhe Tiranën.
Ne ramë dakord që PD duhet të ringrihet mbi baza të forta morale dhe parimore.
Vetëm kështu do të ketë një të ardhme të sigurt.