Një video që kap Ben Affleck-un me Jennifer Lopez-in në festën që u zhvillua për premierën hollivudiane të komedisë romantike "Martesa kundër pengesave" ka bërë xhiron e internetit. Videoja është realizuar më 18 janar dhe tregon një moment të sikletshëm mes dyshes.
Më konkretisht, teksa luhet kënga e yllit latin "Let's Get Loud", këngëtarja dhe aktorja pi një gllënjkë nga një gotë verë, ndërsa Ben Affleck me një ton falje duket se i thotë "Jen nuk kam pirë asgjë, në rregull?"
Videoja ka grumbulluar miliona pëlqime dhe komente, ku shumë prej tyre nuk e miratojnë Lopez për sjelljen ndaj bashkëshortit të saj.
Ben Affleck ka folur disa herë në të kaluarën për varësinë e tij ndaj alkoolit. Herën e fundit që ai hyri në një qendër rehabilitimi ishte në vitin 2018 pas ndërhyrjes së ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Garner, e cila e kishte çuar në një klinikë në Malibu.
Ai ishte shprehur për varësinë e tij: “Kam kryer një program për varësinë ndaj alkoolit. Unë jam përballur me këtë në të kaluarën dhe do të vazhdoj të përballem me të. Dua ta jetoj jetën time në maksimum dhe të jem babai më i mirë që mund të jem. Unë dua që fëmijët e mi të dinë se nuk ka turp të kërkosh ndihmë kur ke nevojë dhe dua të jem burim force për këdo që ka nevojë për ndihmë, por ka frikë të bëjë hapin e parë.”/Liberale.al