Vaksina e THE PFIZER/BIONTECH ndaj COVID-19 ka filluar të përdoret në disa shtete si Britania e Madhe, si pjesë e një program vaksinimi masiv. Por Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunitetit ka paralajmëruar se janë 3 grupime njerëzish që nuk duhen të vaksinohen – njerëzit me alergji, gratë shtatzëna dhe fëmijët nën 16 vjeç.
Kjo vaksinë u cilësua si e sigurt dhe efektive nga regullatorët mjekësor anglezë dhe u aprovua për një përdorim në masë. Këtë javë 90-vjeçarja Margaret Keenan, u bë personi i parë në histori që morri një dozë. Vaksina fillimisht po iu jepet atyre që kanë systemin imunitar më të ndjeshëm, duke përshirë rezidentët e azileve për të moshuar dhe kujdestarëve të tyre, si dhe njerëzve 75 vjeç e sipër.
Sigurisht që si çdo vaksinë, dhe vaksina ndaj COVID-19 mund të shkaktojë efekte anësore, edhe pse shumica prej tyre largohen për disa ditë dhe nuk janë serioze.
Burimi: Express.co.uk